10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rrustem Mustafa tha se e kishte bashkëluftëtar në UÇK, ja çfarë thoshte dikur Albin Kurti gjatë luftës

Rekomandime

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka thënë se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Këtë gjë Remi e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit të bërë pas darkës me Josep Borellin në Bruksel “për eliminimin e kri.min.elëve të luftës nga skena politike”.

Megjithatë vetë Kurti kishte thënë se nuk do ta kapte kurrë arm.ën në dorë. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku artistë e aktivistë të ndryshëm në Prishtinë flasin për luftën dhe paqen.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luf.tërat më të tm.errshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vd..ekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar. Ai thotë se beson në këtë filozofi të jo dhunës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit