Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Gjatë vizitës së Kurtit në Prekaz, është mirëpritur nga djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.
Kryetari i Skenderajt, ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Kurti duke bërë homazhe.
Jashari me këtë rast edhe ka uruar kryeministrit Albin Kurtin.
“Mirëprita në Prekaz Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Kryeministrit Kurti i urova punë të mbarë e suksese në udhëheqjen e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, shkruan Jashari.