1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këto janë gabimet elementare që bëri Albin Kurti në takimin me Macron

Rekomandime

Njohësi i çështjeve protokollare, Tomorr Avdia, është shprehur se gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati në Pallatin Elysee në Francë ai bëri disa gabime protokollare ku njëra prej tyre ishte se kreu i qeverisë kosovare e pati të vendosur një maskë ndërsa nikoqiri i tij, presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e pati një të tillë.

- Advertisement -

utje, Avdia thotë se një tjetër gabim protokollar ishte edhe renditja e Kurtit në krahun e kundërt, në krahun e majtë që është një gabim.

“Gjatë konferencës për media ku kryeministri i Kosovës bëri një tjetër gabim kur letrën e fjalimit të tij e ka në xhep ndërsa ajo letër duhet të jetë në një dosje. Por, përveç kësaj pas mbarimit të fjalimit, problemi tjetër ishte se gjatë podiumit të dytë në Elysee ku ai pothuajse vraponte para presidentit francez, Emmanuel Macron dhe ky i fundit e ndalon për ta bërë një fotografi rasti”, është shprehur Avdia në InfoMagazine të Klan Kosovës.

Si shkelje të tretë, Avdia e sheh postimin që Kurti ia bëri dhuratës së marrë nga Macron e të cilën e ka postuar mbrapsht.

- Advertisement -

“Shkelja e tretë ishte ajo e postimit që është bërë, por që këtë nuk e ka bërë direkt kryeministri por stafi i tij duke mos e analizuar mirë edhe veprimet që i bënë ky staf për faktin se kjo është një prej dekoratave më të mëdha dhe postimi është i gabuar duke u parë aty për faktin se është vendosur me kokë poshte dhe kjo përbënë një shkelje të rëndë.

Por, Avdia këto gabime i sheh si anësore por se sipas tij edhe Kurti edhe Osmani kanë pasur menaxhim të dobët protokollar dhe se kjo duhet rregulluar.

- Advertisement -

“Këto veprime duhet rregulluar por kjo nuk rregullohet me veprime ad-hoc dhe njerëz të cilët shkojnë nëpër ato kabinete si militantë, por me profesionist të cilët e bëjnë këtë punë dhe që duhet të jenë pranë këtyre drejtuesve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit