8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Zoti nuk i dëgjon lutjet e mulla rrencit”, Lladrovci i përgjigjet hoxhës Osman Musliu

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramzi Lladrovci iu është përgjigjur hoxhës Osman Musliu i cili një ditë më parë në Frontal të T7 drejtoi lutje te Zoti që Lladrovci mos të fitojë prap udhëheqjen në këtë komunë.

Lladrovci duke e quajtur rrenc hoxhën nga Drenasi u shpreh se Zoti dhe qytetarët nuk mashtrohen nga ai.

- Advertisement -

“Është fat që Zoti nuk i dëgjon lutjet e rrencave, po t’i kishte dëgjuar, më 2007 Mulla rrenci do të ishte bërë kryetar i komunës. Por, jo, as Zoti, as qytetarët nuk u mashtruan”, ka thënë Lladrovci.

I pari i Drenasit ka thënë se shpreson që Zoti ‘ta kthejë në rrugë të drejtë’

“Mulla rrenci nuk është i vetmi i verbuar nga padituria në komunë që nuk i sheh projektet e realizuara dhe ato në realizim. Komenti im është: Do Zoti e kthen në rrugën e drejtë, bile deri në Bajramin tjetër”, ka thënë Lladrovci për Infokus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit