21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Këto janë katër subjektet politike që nuk morën asnjë votë nga diaspora

Rekomandime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora.

- Advertisement -

Sipas të dhënave nga QNR, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota, gjithsej 44 mijë e 252, pastaj Partia Demokratike e Kosovës 5 mijë e 32 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 4 mijë e 287 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 112 vota, Nisma Socialdemokrate 438 vota.

Po ashtu, bazuar në të dhënat e publikuar nga QNR, disa subjekte politike të komuniteteve nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora, ato janë: GI SPO, SDS, Srpska Lista dhe JGP.

Ndryshe, KQZ nesër do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit