-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë KRlMET gjatë luftës që dyshohet se i ka kryer serbi i arrestuar në Jarinje – Dushko Arshiq

Rekomandime

E ashtuquajtura Zyre për Kosovë dhe Metohi ka njoftuar se ka siguruar një avokat i cili do ta përfaqësojë pa pagesë serbin e arrestuar për KRlMET lufte, Dushko Arsic.

Ata madje kanë njoftuar se për këtë rast do të informojnë të gjitha organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Ata kanë konfirmuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës me urdhër të gjykatës kanë arrestuar mbrëmë rreth orës 23:00 Dushko Arsiqin (51) në pikën kufitare në Jarinje.

Arsic u arrestua si i dyshuar për krlme lufte kundër popullatës civile, teksa po largohej nga Kosova për në Serbi.

Sipas këtij njoftimi, ai pas vendimit të Gjykatës është transferuar në Prishtinë, ku është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm deri në tre të mëngjesit.

- Advertisement -

“Ky është një njeri i cili ka ardhur disa herë në Kosovë, ku ka vendbanim në afërsi të Prishtinës dhe nuk ka pasur asnjë problem, deri mbrëmë kur është arrestuar për krlme lufte”, kanë thënë nga kjo zyre.

Sipas tyre, Arsiq me vite është marr me një çështje gjyqësore për shkak se prona e tij në fshatin Matiçan afër Prishtinës është uzurpuar në bazë të dokumenteve dhe deklaratave të rreme dhe tani ai është arrestuar.

- Advertisement -

“Natyrisht, ky është një presion i ri ndaj të kthyerve serbë, të cilët në bazë të aktakuzave sekrete po arrestohen për gjoja krlme lufte, me qëllimin e vetëm për të penguar kthimin dhe pretendimin e pronës së tyre në Kosovë. Prishtina po përpiqet ta bëjë këtë, të krijojë një ekuilibër artificial dhe të paqëndrueshëm për faktin se liderët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë”, kanë njoftuar ata.

Ndërsa, avokatja e serbit të arrestuar, Jovana Filipoviq ka thënë se klienti i tij është arrestuar vetëm pse ka ngritur një padi kundër uzurpatorit të pronës së tij.

“Ai akuzohet se në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 1999, në fshatin Butovc, dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin me dhunë të qytetarëve të Prishtinës dhe rrethinës”, thotë Filipoviq.

Serbi i arrestuar akuzohet edhe për ndalimin dhe ngacmimin e një të miturit, i cili sipas aktakuzës ende i vuan pasojat e kësaj.

“Ai dyshohet se e ka bërë këtë me anëtarë të formacioneve paraushtarake. Duhet të theksoj se Dushko nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i ushtrisë, policisë apo ndonjë formacioni luftarak dhe as që ende nuk e di se ku është fshati Butovac”, tha Filipoviq.

Ajo thekson se të gjitha deklaratat e dëshmitarëve të dyshuar kundër Arsiqit janë mbledhur në periudhën nga shtatori, tetori dhe nëntori i këtij viti, pas më shumë se 20 vitesh nga krlmi i supozuar, dhe vetëm pasi ai ka ngritur padi kundër uzurpatorit të pasurisë së tij, në fshatin Matiçan.

“Ne kemi filluar procedurë penale për uzurpimin e paligjshëm të pronës personale të Dushko Arsiqit”, tha avokatja e tij.

Ajo po ashtu ka thënë se Arsiq vetëm një muaj më parë ka paraqitur kërkesë për marrjen e dokumenteve të Kosovës, të cilat ia kanë lëshuar me rregull institucionet kompetente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit