11.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Osmani: 13 mijë viktimat e luftës janë dëshmi se Serbia deshi të na zhdukë nga faqja e dheut

Rekomandime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar sot të gjithë viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka treguar edhe një herë se ende janë mbi 13 mijë të vr arë në luftën e fundit në Kosovë, 54 civilëve të vr arë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë.

- Advertisement -

Tutje, ajo theksoj se mision i shteit është që ta bëjë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër dhe shumë masakrave të tjera të dalin para drejtësisë.

Postimi i saj i plotë:

Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, 9 dhjetori, është moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar dhe çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë. Ne nuk mund t`ia kthejmë shpinën të kaluarës sonë. Do ta kujtojmë atë si një preventivë që gjërat e tilla të mos përsëriten në cilindo cep të globit. E parandalimi ka parakusht drejtësinë. Akte gjenocidi nga Serbia ndodhën në sytë e botës.

- Advertisement -

Janë mbi 13 mijë të vr arë në luftën e fundit në Kosovë, për të cilët sot ndjejmë dhimbje, para të cilëve përkulemi dhe të cilët do të kujtohen përherë. Ata janë dëshmi e krimit të gjenocidit dhe e qëllimit të qartë të Serbisë për të na zhdukur nga faqja e dheut.

Një nga shumë rastet që dëshmon këtë qëllim shfarosës është masakra e Poklekut. Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vr arë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vr anë, pastaj u dogjën dy herë radhazi. Trupat e njomë të fëmijëve, bashkë me familjet e tyre, ishin bërë shkrumb e hi, për ta bërë të pamundur identifikimin e për ta fshehur krlmin mizor. Ky krlm kishte një qëllim të qartë: zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Shfarosje e qëllimshme që përbën elementin kryesor të gjenocidit. Fëmijët e vr arë ishin të moshës gjashtë muajshe e deri në 17 vjeç.

- Advertisement -

Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër dhe shumë masakrave të tjera të dalin para drejtësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit