16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Këto janë rezultatet e Exit Poll-it të Baton Haxhiut për 7 komunat e mëdha

Rekomandime

Exit Poll-i i realizuar nga Albanian Post, që po transmetohet nga T7, ka shpallur rezultatin për 7 komunat e mëdha të Kosovës.

Sipas këtij Exit Poll-i, PDK-ja ka fituar tri komuna, LDK-ja dy komuna, AAK-ja një komunë dhe VV një komunë.

- Advertisement -

*PDK-ja është e para në komunën e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Drenasit.

Në Komunën e Prizrenit sipas këtij exitpolli, fitues është Shaqir Totaj i PDK-së me 50.5 %, derisa Mytaher Haskuka ka 49,5 %, shkruan Gazeta Express.

Në Komunën e Vushtrrisë, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, prin me 55 për qind të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, merr 45 për qind të votave.

- Advertisement -

Në Drenas, ky exit poll ka nxjerr fitues Ramiz Lladrovcin e Partisë Demokratike të Kosovës me 60% të votave, ndërsa Driton Ajazaj i Demokratëve për Drenasin ka marr vetëm 40% të votave.

*LDK-ja është e para në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit.

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind.

Lutfi Haziri i LDK-së e fiton Gjilanin me 50.5, ndërsa Alban Hyseni i Vetëvendosjes ka 49.5%.

*AAK-ja prin në Gjakovë me 53 për qind të votave, ndërsa VV-ja ka 447 për qind.

*VV-ja ka marrë vetëm një komunë, sipas këtij exit poll-i, pra ka dalë 50.4 për qind në komunën e Podujevës.

Kutitë janë mbyllur para pak momentëve, ndërsa pritet që shumë shpejt të fillojë numrimi i votave në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit