15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Këto janë veturat super-luksoze në depon e pasurisë së sekuestruar në Kosovë

Rekomandime

Mbi 350 vetura luksoze nuk po përdoren nga askush. Kjo për shkak se ato ndodhen nën masën e sekuestrimit.

Ato po ruhen në depot e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruara dhe Konfiskuara që gjendet ne periferi të Prishtinës.

- Advertisement -

Veturat që konsiderohen më të vjetra dhe që nuk janë shumë luksoze kanë zënë vende në depon e jashtme.

Këto vetura janë pasuri e konfiskuara nga qytetarët e Kosovës e që dyshohet se janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Sipas zëvendësdrejtorit të kësaj agjencie, Fadil Bunjaku vetëm në këtë vit janë sekuestruar 73 vetura.

- Advertisement -

Vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar 73 makina…Veturat shiten dhe paratë derdhen në buxhetin e Kosovës ose jepen në përdorim te institucionet e ndryshme të Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Video:

- Advertisement -

https://youtu.be/Mez0CIvA-nk

Bunjaku tregon edhe vlerën monetare të këtyre veturave që gjenden në depo.

“Vlera e të gjitha veturave që kanë qenë në menaxhim të agjencisë është rreth 4.5 milionë euro.

Të rralla janë rastet kur veturat iu kthehen pronarëve, e ato që nuk shiten iu kthehen pronarëve.

Vetëm këtë vit një autobusë dhe dhjetë vetura u janë dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës e pesë të tjera ministrive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit