Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka përfunduar numërimin e votave në nivel të përgjithshëm.
Por kandidatët e shumë partive janë në pritje të asaj se a do të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës apo jo.
Indeksonline ka siguruar listën e votave për kandidatët e koalicionit AAK-PSD në komunën e Kamenicës, komunë kjo e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati dikur pjesë e Vetëvendosjes tani pjesë e PSD-së.
Kandidati me më shumë vota nga kjo komunë pjesë e këtij koalicioni është Gëzon Kastrati me 1 mijë e 321 vota. Ndryshe Gëzoni është vëllai i kryetarit të Kamenicës.
Ai pasohet nga Ramush Haradinaj me 1 mijë e 258 vota dhe Faton Jakupi me 1 mijë e 808 vota.
Rexhep Kadriu mori 675 vota, Ahmet Isufi 547 dhe Lah Myrtaj 361.