1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Këto pamje mahnitëse vijnë nga bjeshkët e Junikut, thjesht mahnitëse

Rekomandime

Bjeshkët e Junikut kanë pamje fantastike, ato nuk duken mahnitëse vetëm gjatë stinës së verës, këtë bjeshkë bëhen magjike gjatë stinës së dimri kur mbulohen me dëborë.

- Advertisement -

Nën qiellin e kaltër, dhe me ajër të pastër, majat dhe luginat të pacenuara që shtriheshin në çdo drejtim, të mbuluara me dëborë, duken si pamje përrallore.

Përgjatë këtyre bjeshkëve magjepse shtrihet maja me e lartë në Kosovë, Gjeravica me 2.656 metra lartësi mbidetare që njihen edhe si Bjeshkët e Nemuna, që në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe.

Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Junikut me Shqipërinë.

- Advertisement -

Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Junikut dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lartësi mbidetare radhitet menjëherë pas Gjeravicës, Gusani ka lartësi mbidetare 2639 metra.

Këtë pjesë të Kosovës, të cilat janë mahnitëse vizitohen shpesh nga vizitorë të shumtë sidomos gjatë verës, por edhe dimrit. Aty shtrihet edhe liqeni i Gjeravicës, ku ka formën e zemrës, efekt ky që mahnit çdo turist që shkon atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit