2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

KFOR-i amerikan demanton Sokol Halitin: Po vazhdojmë aktivitetet në gjithë Kosovën

Rekomandime

KFOR-i amerikan ka demantuar deklaratën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për anulimin e aktiviteteve të KFOR-it amerikan në Viti deri në heqjen e tarifës.Zëdhënësi i kampit Bondsteel, Wayne Chris Clyne, ka thënë se deklarata e kryetarit Haliti janë të rreme dhe se KFOR asnjëherë nuk i kishte thënë këtë kryetarit.

- Advertisement -

“Deklarata juaj nga z. Sokol Haliti është e rremë. Ekipi ynë që është caktuar në Viti deklaroi se z. Sokol Haliti e quajti ndërprerje të tyre dhe tha se “ai kurrë nuk e tha këtë” për komentet tuaja në emailin tuaj.

Gjithashtu, ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it po vazhdojnë aktivitetet e tyre për patrullim dhe monitorim në të gjithë Kosovën, në përputhje me mandatin e KFOR-it të KB. Ne vazhdojmë të mbështesim organizatat e sigurisë së Kosovës, në mënyrë që të kontribuojmë në një mjedis të qetë dhe të sigurt sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Chris Clyne.KALLXO.com kishte publikuar sot një deklaratë të kryetarit të Vitisë ku ai thoshte se disa takime me KFOR ishin anuluar për shkak të mosheqjes së tarifës.“Jo letër, kanë informuar për një takim, e kam pasur takimin me ekipin ndërlidhës të caktuar për ndërrimin e komandës, me ekipin e ri dhe ata kanë thirrë në zyre kanë thanë që kanë qëndrim që mos me dalë në terren deri sa ta heqë taksën kryeministri.

E kanë thirrë kabinetin edhe tjetra e kanë masandej edhe për coronavirus janë interesuar KFOR me na ndihmu. Për taksë kanë thanë që e kemi një qëndrim që deri sa ta heqim taksën që kontaktet e fondacionet e fondet me i ndalë. Jo vendim nuk ka veç zyrën e kanë thirrë, na kanë thanë i kemi anulu takimet për shkak të kësaj (Tarifës)”, tha Haliti për KALLXO.com.Disa ditë më parë kontingjenti i ushtarëve amerikanë në Kosovë janë ndërruar me kontingjentin e ri të ushtarëve. Ka rastisur që arritja e kontingjentit të ri të jetë në të njëjtën ditë kur senatorë amerikanë, përfshirë edhe djalin e presidentit Trump, kanë kërkuar heqjen e trupave nga Kosova për shkak të refuzimit të qeverisë për ta hequr tarifën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit