1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

KFOR-i deklarohet për zhvillimet në veri: Policia kreu operacion në zbatim të ligjit

Rekomandime

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.

- Advertisement -

Zyrtarët policorë dhe ata të Doganës së Kosovës zhvilluan një aksion të gjerë lidhur me kontrabandimin me mallra që është bërë tash e sa kohë.

Operacioni policor u zhvillua në katër lokacione, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut si dhe në veri të Mitrovicës.

Katër persona janë arrestuar ndërsa deri më tani 10 persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me këto aksione.

- Advertisement -

Lidhur me situatën e krijuar sot në veri është deklaruar edhe NATO.

Nga NATO kanë theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me instiiconet përkatëse të Kosovës duke shtuar se policia ka kryer operacion në zbatim të ligjit.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës po kryen një operacion të zbatimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Komunitetit Ndërkombëtar.

Dhe mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij në OKB – sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, u tha në përgjigjen e NATO-sKurse nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabandim të mallrave në vlerë prej qindra mijëra euro, e të cilat shërbejnë si prova materiale të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, si lokale afariste, magazina/ depo.

Nga Policia e Kosovës thuhet se, në rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, kurse në Mitrovicë veriore grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bmba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe suImit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Si pasojë e suImeve të serbëve që kundërshtonin aksionin e sotëm janë lënduar gjashtë zyrtarë policorë dhe disa qytetarë.

KFOR-i njëashtu ka thënë se mbështet marrëveshjen e fundit të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket targave, vendim ky i marrë ditë më parë në Bruksel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit