9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vjosa Osmani i reagon ashpër Joseph Borellit, pas aksionit në veri të Mitrovicës

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani, i ka reaguar shefit të diplomacisë të BE-së, Joseph Borell, për aksionin në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -

Osmani tha se Iufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme.

“Iufta ndaj KRlMlT të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale.

Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kiminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i Iuftojmë.

- Advertisement -

Tani që kjo Iuftë ndaj KRlMlT është e vertetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson”, ka shkruar Osmani.

Shkrimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Iufta kundër KRlMlT të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme.

Të negociosh e të bësh kompromis me KRlMlN është të bëhesh njëri prej tyre.

Prandaj aksioni i sotëm i policisë dhe doganës së Kosovës, i autorizuar nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të quhet “aksion në veri”, sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe KRlMlN e organizuar.

Ky lloj i KRlMlT ka qenë gjithnjë multietnik.

Disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë KRlM.

Por, ato ditë kanë perënduar.

Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale.

Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kiminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i Iuftojmë.

Tani që kjo luftë ndaj KRlMlT është e vertetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit