14.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Sot nënshkruhet marrëveshje me SHBA-në, pritet të sjellë miliona euro investime në Kosovë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se të enjten Qeveria e Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Hoti theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë miliona dollarë investime për Kosovën gjatë viteve të ardhshme.

“Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së. Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”, kishte thënë.

“Më e mira është se hapet tregu amerikan financiar për financimet e firmave nga Kosova. Është marrëveshje që nënshkruhet nesër”, tha ai.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit është historike për Kosovën, ndërkaq kjo e reja sipas tij do të sjell investime amerikane në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit