Khan: Pakistani dhe Kosova kanë lidhje vëllazërore e historike që tejkalojnë kufijtë
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka thënë se vendi i tij dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore që i tejkalojnë kufijtë gjeografikë.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një letër që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka uruar me rastin e rizgjedhjes në postin e kryeministrit.
“Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka në udhëheqësinë tuaj”, thuhet në letër-urim të cilin e ka dërguar për media, Zyra e Kryeministrit.
Kryeministri Khan në letrën e tij ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrin Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.