4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kimete Berisha “Godet” Albin Kurtin: I mashtrove fëmijët, t’a kanë marrë inati edhe ata

Rekomandime

Publicistja Kimete Berisha ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë që ia kanë marrë inati fëmijët.

Ajo ka thënë që pushteti i Albin Kurtit varet nga diaspora, nga të rinjtë që janë të pa punë, e që sipas saj tani vetëm janë duke e shikuar Kurtin dhe ministrat që po punësojnë mbesat dhe nipat.

- Advertisement -

Albin Kurti është i pari kryeministër që kanë filluar t’ia marrin inat edhe fëmijët. Sepse fëmijët ndjehen të mashtruar.

Ju ka premtuar rroga mujore prej 10-të euro në muaj dhe ende nuk ua ka dhënë asnjë centë! Fëmijët (prej klasës së parë deri në moshën 16-të vjeçare) dëshirojnë ta shohin shpejt fundin e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kryeministri i parë që ia kanë marrë inat fëmijët!

Ti bëhu cinik sa të duash, se cinizmi kushton lirë, s’ka më kollaj se sa t’u thuash vegjëlisë

- Advertisement -

‘Ju lutem mos më rrëzoni’, se pastaj, e dini ju çka ju gjen!

Njeriu i mençur shtiret i dobët bash kur është i fortë.

Ti nuk je i fortë prandaj bëhesh cinik!

Nga kush varet pushteti yt?

– Nga diaspora, që nuk kanë nevojë për Ty.

– Nga të rinjtë shqiptarë, që krejt janë të pa punë.

Ata nuk të kanë votuar që kur ti ‘t’i marrësh erë trëndafilit, të shikosh anash në ka ndonjë arkivol’.

Është lidhje e paqëndrueshme kjo.

Rininë që të ka votuar e ke pa punë, pa pare, me diploma, me pritje, me padurim dhe me nervozë të madhe.

Ata me qetësi të rrejshme po t’i shikojnë ministrat duke i punësuar mbesat e nipat e tyre.

Dhe moshatarët e tyre që përditë po ikin nga Kosova.

Të gjithë, edhe fëmijët, po ta shohin qeverinë e korruptuar…!

Dhe, po, të kemi votuar edhe ne idealistët e papërmisuar, budallenjë, që nuk mbushemi mend!

Nganjëherë sillesh mirë.

Për shembull, ke qëndruar gatitu gjatë pranimit të përqafimit nga Edi Rama.

Edi Rama si dhënës i përqafimeve është i rrezikshëm. Ai nuk merr përqafime – ai jep.

Ju kam paralajmëruar, Edi Rama është mjeshtër i madh, edhe përqafimin e ka armë për t’i mposhtur dhe për t’ua treguar vendin armiqve!

Në përqafim të Edi Ramës dukeshe si Dalila, e Edi Rama si Simpsoni!

Tamam si tregimi i fundit i dashurisë së Simpsonit.

Dukeshe i butë, i kënaqur, i urtë, i bindur…nuk e di a do të mund ta tradhtosh në fund, si e tradhtoi Dalila-Simpsonin!

Përqafimi për pak të interpretohej si haram, sepse dukej sikur aty kishte edhe pak libido.

Libidizëm a s’di çka, kryesore burri i Albulenës nuk ju pa juve dyve si ‘kurvarë’.

Burri i Albulenës vuan nga ‘kompleksi i kurvarit’, dhe kjo është vuajtje e panevojshme, sepse në fjalorin shqip gjuhëtarët meshkuj nuk e kanë futur fjalën kurvar, që do të thotë se me fjalor ‘mashkulli në asnjë rast nuk mund të jetë kurvar’!

Mund të jetë prostitutë edhe mashkulli, por fjalori shqip nuk e pranon realitetin.

Burri i Albulenës e akuzoi invalidin e UÇK-së se ka dalur në kafene për të ofruar shërbime seksuale, sepse kurva nuk blen, por shitet…

Veteranët e UÇK-së janë aq të lodhur sa ti lirisht i quan ‘kurva’ dhe ata heshtin!

Ministër i Drejtësisë është burri i Albulenës, i cili sheh ëndrra me ‘kurvarë’, e pse sheh ëndrra me kurvarë e jo me meshkuj seriozë, nuk e di!

Por, ka diçka të re.

Albin Kurti është i pari kryeministër që kanë filluar t’ia marrin inat edhe fëmijët.

Sepse fëmijët ndjehen të mashtruar.

Ju ka premtuar rroga mujore prej 10-të euro në muaj dhe ende nuk ua ka dhënë asnjë centë!

Fëmijët (prej klasës së parë deri në moshën 16-të vjeçare) dëshirojnë ta shohin shpejt fundin e Albin Kurtit.

I kam intervistuar shumë prej tyre!

Ja dialogu im me një nxënës të klasës së gjashtë!

Nxënësi: Albini na ka mashtruar!

Unë: Qysh ju ka mashtruar?

Nxënësi: Ka thënë se na jep 20-të Euro në muaj, dhe na i ka vjedh paret!

Unë: Nëse Albini nuk ua jep rrogën, çka bën ti?

Nxënësi i rrudhi krahët dhe më pyeti:

Çka me bë?

Unë: Krijo një lojë me personazh Kryeministrin se si ju ka mashtruar juve fëmijëve, dhe se si në lojë ju po e ndjekni gjithkah për ta zënë borxhlinë.

Shpërndaje lojën në internet.

Kërkoni kamatë dhe rebelohuni…

Mos i lëni vend as në qiell.

Edhe atje në qiell dërgojeni një grup fëmijësh t’ia zë pritën!

Po tregomë ti mua, çka kishe ble me 20

Euro në muaj?

Nxënësi: I kisha mbledh paret….

P.S. Me fëmijë nuk ka lojë!

E për ‘fatin tënd të keq’, krejt shpirtërat e shqiptarëve janë bashkë-moshatarë -15 vjeçarë!

Pra, s’të shitet cinizmi sepse ke punë me një popull ‘fëmijë’!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit