-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kimete Berisha për Albin Kurtin: Doli nga shtrati, si lum

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha ka ironizuar me çështjen e mbrojtjes së kryeministrit nga Njësia Speciale pasi u raportua për kërcënim ndaj kryeministrit.

- Advertisement -

“Albin Kurti po i tutet hijes së vet”, shkruan vec tjerash  Berisha.

Shkrimi i plotë:

AKI: Kryeministri u tremb në gjumë!

- Advertisement -

Njësia Speciale ia rrethojnë kauçin.

Kryeministri doli nga shtrati, si lum!

- Advertisement -

Gjendje e jashtëzakonshme.

Urgjent themelohet ‘Këshilli i shpirtërave’!

Nuk ka vampira në mëhallën e tij.

Janë veç ata vampirat e zakonshëm që kanë qenë, ata nuk bëjnë zarat.

Çdo natë zatetemi me ta, gjë s’na bëjnë!

Bile njëri prej tyre është shumë i sjellshëm.

Ashiqare shihet se kur ka qenë gjallë, ka qenë njeri i mirë.

Por, parandjenja e tij personale e ka paralajmëruar Kryeministrin se një hije vazhdimisht e ka prapa shpinës.

Nuk është hija e tij, se ajo hija që e shoqëron Kryeministrin e ka frizurën si t’Sali Berishës.

Albin Kurti e ka raportuar ngjarjen fije më fije, para ‘Këshillit rë shpirtërave’:

Diçka ka këtu në këtë shtëpi.

Më duket si ‘Shtëpia e Usherëve’!

Unë kam probleme metafizike.

— Dikush (as në vitin 2020, e as në vitin 2022, por pikërisht sot, në vitin 2021) po më shkakton probleme metafizike.

Në tavan vazhdimisht lëviz dikush.

A bën vaki që kur s’kam qenë këtu, ka hyrë dikush i shikut e më përcjell vazhdimisht.

‘Këshilli i shpirtërave’ po e shqyrton mundësinë e ndërhyrjes qiellore në punët e Kryeministrit!

Veç një hoxhë, anëtar i këshillit, ende nuk po bindet se ka ndërhyrje nga qielli i shtatë.

Kush mund të jetë?

Vatikani?

Masonët?

Illuminati? (se kanë thënë që Ibrahimi ka qenë illuminat)

Hashim Thaçi? (se kanë thënë se dikush në Prizren e ka trajnuar të përbirojë nga vrima e çelësit, hyn e del

nga ajo vrimë sa herë ka punë në Kosovë).

Dikush m’i kam lshu minjtë në këtë shtëpi

(se thonë, kur dikush t’i lshon minjtë, këtë e bën me t’ftoh prej shtëpie, dhe me ta bë punën m’e dal n’mal).

Bën vaki dikush jeton në bodrumin e kësaj shtëpije.

më dëgjon kur po*dhë!

Unë jam intelektual, jam i shenjtë, nuk dua të më regjistrohet në biografi asnjë po*dhë e rastit.

Do të thonë për mua ‘Albini vet po*dhë-vet tutet’!

Kjo absolutisht nuk është e vërtetë.

— Gjithmonë më duket se dikush më shikon!

Frika e Albin Kurtit ka bazë por nuk ka shpjegim logjik, sepse ky shumë i thellë, ende nuk mund t’ia deshifrojnë frikën, se edhe frikën e ka të veçantë, intelektuale, që nuk e kuptojnë atë lloj frike shqiptarët.

Albin Kurti po i tutet hijes së vet.

Por situata e Kryeministrit është edhe më e komplikuar, sepse kur po e lyp hijen e vet nuk po e gjen.

AKI ka dyshim të bazuar se Kryeministri nuk i bën

hije as trupit të vet!

Sepse, as AKI nuk po ia gjen hijen Kryeministrit!

P.S. Not hear it? —

yes, I hear it, and have heard it.

Long –long –long –many minutes, many hours, many days, have I heard it

— yet I dared not –oh, pity me, miserable ëretch that I am! –I dared not –I dared not speak!

We have put her living in the tomb!

(Edgar Alan Poe, The Fall of the House of Usher)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit