1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kimete Berisha: Prindoni ku është e ku s’është ta gjen numrin e telefonit dhe kot e ke ti, s’ke ku fshehesh, të gjen ku je e ku s’je, e nuk e lë pa t’thirr!

Rekomandime

Kimete Berisha për burrin e Vjosa Osmanit: Pse krejt armiqtë e Prindonit janë gra?

- Advertisement -

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas lajmit se dy deputete të PDK-së kanë marrë letra me tone kërcënuese nga burri i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Berisha në një shkrim në Facebook ka pyetur se pse të gjithë armiqtë e Prindon Sadriut janë gra.

“Prindoni ku është e ku s’është ta gjen numrin e telefonit dhe kot e ke ti, s’ke ku fshehesh, të gjen ku je e ku s’je, e nuk e lë pa t’thirr! Preferohet t’i lajmërohesh menjëherë, t’i tutësh, t’i kërkosh falje, se përndryshe të përndjekë, të shkruan letra derisa të bind se ai është ‘i pashoq’, por ti po refuzon ta pranosh realitetin. Shumë ka qejf me mendu mirë për të! Tranohet prej qejfi m’u bë simpatik, e nuk mundet! Fati i tij i mirë është që s’e merr kush seriozisht. Ama ai kujton se është ‘fatkeqësi’ për të që nuk e merr kush seriozisht”, thotë Berisha.

- Advertisement -

“Vuan shumë që të bëhet dikushi. Është vuajtje e sinqertë kjo! S’ka pozitë, s’ka pasuri, s’ka gjë që e bën të ndjehet dikushi. Kjo është thëmbra e tij e Akilit: frika që kurrë-askush nuk do ta marr seriozisht! Ne kemi parë trima këndejpari, kemi parë turli hundleshi, kemi parë heronj, të burgosur politikë, disidentë, të përndjekur e të persekutuar… kemi parë edhe burra që ose të falin ose të vrasin… prandaj nuk na lë neve përshtypje asnjë mashkull me faqe të kuqe…që jeton në lagjen luksoze ‘Marigona’ dhe që veç rrin tuj përqurravë ‘o ku-ku,’a kanë përmend emrin’, e tuj lyp mejdan me gra”, shton ajo.

Berisha tutje ka thënë se “Çfarë burri është ai që krejt armiqtë i ka të gjinisë femërore”.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Pse krejt armiqtë e Prindonit janë gra!
Po.
Prindoni ku është e ku s’është ta gjen numrin e telefonit dhe kot e ke ti, s’ke ku fshehesh, të gjen ku je e ku s’je, e nuk e lë pa t’thirr!
Preferohet t’i lajmërohesh menjëherë, t’i tutësh, t’i kërkosh falje, se përndryshe të përndjekë, të shkruan letra derisa të bind se ai është ‘i pashoq’, por ti po refuzon ta pranosh realitetin!

Shumë ka qejf me mendu mirë për të! Tranohet prej qejfi m’u bë simpatik, e nuk mundet!
Fati i tij i mirë është që s’e merr kush seriozisht.

Ama ai kujton se është ‘fatkeqësi’ për të që nuk e merr kush seriozisht!

Vuan shumë që të bëhet dikushi. Është vuajtje e sinqertë kjo!

S’ka pozitë, s’ka pasuri, s’ka gjë që e bën të ndjehet dikushi.

Kjo është thëmbra e tij e Akilit: frika që kurrë-askush nuk do ta marr seriozisht!
Ne kemi parë trima këndejpari,

kemi parë turli hundleshi,
kemi parë heronj,

të burgosur politikë,
disidentë,

të përndjekur e të persekutuar…
kemi parë edhe burra që ose të falin ose të vr*sin…

prandaj nuk na lë neve përshtypje asnjë mashkull me faqe të kuqe…që jeton në lagjen luksoze ‘Marigona’ dhe që veç rrin tuj përqurravë ‘o ku-ku,’a kanë përmend emrin’, e tuj lyp mejdan me gra.

Çfarë burri është ai që krejt armiqtë i ka të gjinisë femërore!

Nëse po t’ngjesin fjalë, edhe më mirë për ty, por ti nuk e kupton.

Për të kuptuar duhet ta pranosh veten ky që je, e jo të sillesh si gjigant, kur s’je!
Kur ti s’e pranon veten, e rren veten, çka paske pritur, që s’rrejnë të tjerët për ty!

Shërimi është shumë i thjeshtë.

Mjafton të thuash:

Unë jam njëfarë Prindoni, ama jam i bindur (dhe koha do ta dëshmojë), se jam Napoleoni!
Nuk e di kush (dhe kur) më ka bindur që jam Napoleoni, por kjo bindje s’më hiqet derisa të bindeni të gjithë Ju!

Përnjëmend nuk e dinë kush janë!
Çmendinë është këtu!

Dikush Lenin, dikush Napoleon, dikush Skënderbe, dikush Profet, dikush Shpëtimtar i kombit, dikush ia ftoh Amerikës…turli budalle që flet në emër të qiejve….

krejt i kemi, veç punëtorë s’po ka!

Sado-kudo Lenini, së paku, po shkon ‘dy hapa para-një pas’!

P.S. Ti vazhdo, mos ju froh kësaj pune, se nuk i dihet, ndoshta ndodh që del dikush të merr seriozisht!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit