26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Kina furnizon Serbinë me dronë për të vëzhguar Kosovën

Rekomandime

Serbia njoftoi muajin e kaluar blerjen e dronëve të armatosura nga Kina – e cila është shitja më e madhe ushtarake e Pekinit në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Po ashtu policët kinezë kanë patrulluar rrugët e Beogradit me homologët serbë që nga 18 shtatori.

- Advertisement -

Dronët Pegasus parashikohet të jenë të aftë të qëndrojnë në ajër deri në 12 orë me një rreze veprimi prej 100 kilometrash, duke e vëzhguar pjesën më të madhe të Kosovës fqinje – e cila ka një marrëdhënie të tensionuar me Serbinë.

Nëntë dronët kinezë Wing Loong do t’i dorëzohen Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm. Avioni i pilotuar nga distanca është në shërbim në një numër vendesh aziatike dhe afrikane, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigerinë, Pakistanin, Indonezinë, Kazakistanin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Egjiptin, përcjell Alsat-m.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit