-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kina i del krah Palestinës, akuzon ShBA-në: Indiferentë ndaj vuajtjeve të palestinezëve, e bllokuan OKB-në

Rekomandime

Një zyrtare kineze të premten i akuzoi Shtetet e Bashkuara për pengimin e operacionit të Kombeve të Bashkuara për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe palestinezëve, raportuan mediet shtetërore kineze.

- Advertisement -

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë shprehur shqetësim për gjendjen dhe kanë kërkuar nga ky organ që ta luajë rolin e vet në uljen e tensioneve, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, gjatë një konference të rregullt për gazetarë.

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë shprehur shqetësim për gjendjen dhe kanë kërkuar nga ky organ që ta luajë rolin e vet në uljen e tensioneve, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, gjatë një konference të rregullt për gazetarë.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara, fatkeqësisht, kanë kundërshtuar një deklaratë të përbashkët gjatë një takimi emergjent të Kombeve të Bashkuara të mërkurën, shkruan televizioni kinez në gjuhën angleze, CGTN, transmeton Express.

- Advertisement -

Sipas disa burimeve të cituara nga agjencia AFP, 14 nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e përkrahën miratimin e një deklarate të përbashkët me qëllim të uljes së tensioneve mes Izraelit dhe palestinezëve, ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara ishin kundër saj.

Zëdhënësja kineze tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë indiferente ndaj vuajtjeve të palestinezëve, ndërsa në anën tjetër kanë këmëngulur që të zhvillojnë takime me aleatët e tyre për çështjen e pakicave në Xinjiang.

- Advertisement -

“Edhe jetët e palestinezëve janë të vlefshme”, shtoi zëdhënësja Chunying, duke i bërë thirrje Uashingtonit që ta përqafojë drejtësinë gjatë trajtimit të konfliktit në Gaza dhe Izrael.

Ndryshe, së paku 132 persona janë vrarë në Gaza nga e hëna, përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, ndërsa 950 të tjerë kanë pësuar lëndime, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Ndërkohë autoritetet izraelite thanë se në mesin e tetë të vrarëve deri më tani janë një ushtar që patrullonte në kufi dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit