9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kina ‘mbështetë’ Rusinë: NATO të mos zgjerohet as edhe një centimetër në Lindje

Rekomandime

Teksa konflikti në Ukrainë po afron më muajin e tretë, Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, ka përsëritur narrativen anti-NATO, shkruan Express-i britanik, përcjell Periskopi.

“As edhe një centimetër e prezencës ushtarake e juridiksionit të NATO-s nuk do të shpërndahet në drejtim të lindjes”, ka shkruajtur Lijian në llogarinë e tij në Twitter, duke iu referuar memorandumit ndërmjet Mikhail Gorbachev dhe James Baker të arritur në Moskë me 9 shkurt të vitit 1990.

- Advertisement -

Poshtë shkrimit, ai bashkëngjiti një fotografi duke krahasuar vendet anëtare të NATO-s në vitin 1990- para rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991- me gjendjen e tanishme.

Në hartë u paraqitën vendet që u janë bashkuar NATO-s, siç janë Gjermania, Polonia dhe Rumania.

Gjithashtu, në fotografi u hijezuan vendet që “janë duke kërkuar anëtarësim në NATO” dhe që “janë duke shqyrtuar anëtarësimin”, përfshirë Ukrainën.

- Advertisement -

Qeveria kineze ka refuzuar ta dënojë hapur Iuftën e Rusisë në Ukrainë, gjë që ka nxitur reagimin e fuqive perëndimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit