1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kina mund t’i marrë tokë Malit të Zi për shkak të mospagesës së kredisë

Rekomandime

Autostrada mbi kanionin piktoresk të lumit Moraca të Malit të Zi është arsyeja që kërcënon ta falimentojë shtetin e vogël ballkanik.

‘’China Road’’ dhe ‘’Bridge Corporation’’, ndërmarrja shtetërore e cila po ndërton autostradën me punëtorë të importuar kinezë, nuk ka përfunduar ende ndërtimin e seksionit të parë të autostradës mbi 400 kilometrash për në kryeqytetin serb Beograd.

- Advertisement -

Kësti i parë për një hua prej 1 miliard dollarësh nga banka shtetërore e Kinës pritet të ekzekutohet këtë muaj por është e paqartë nëse Mali i Zi, borxhi i të cilit është rritur në më shumë se dyfishi i PBB-së së tij për shkak të projektit, do të jetë në gjendje ta paguajë atë.

Një kopje e kontratës së huasë të rishikuar nga NPR tregon se nëse Mali i Zi humbet afatin e pagimit të kredisë, Pekini ka të drejtë t’i marrë tokë brenda vendit – për sa kohë që nuk i përket ushtrisë ose përdoret për qëllime diplomatike.

Për më tepër, qeveria e dikurshme e vendit ka dritë jeshile që një gjykatë kineze e arbitrazhit të ketë fjalën e fundit për çdo mosmarrëveshje kontraktuale.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka thënë në maj se kushtet janë qesharake. ‘’Kjo nuk është normale. Kjo është jashtë çdo lloj logjike me interes kombëtar’’.

Ndërtimi i kësaj autostrade është në zemër të një debati intensiv rreth ndikimit kinez në Evropë, si brenda vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve që aspirojnë të bashkohen në bllok si Mali i Zi dhe fqinjët ballkanikë Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

- Advertisement -

Ndërsa Pekini rrit shtrirjen e tij ekonomike nën nismën ambicioze të Rripave dhe Rrugëve (BRI), vendet e varfra në të gjithë Azinë dhe Afrikën kanë marrë hua tërheqëse kineze dhe premtimin e projekteve transformuese të infrastrukturës. Kjo i ka lejuar ata të zhvillohen në mënyra që mund të mos kenë qenë të mundshme pa qasjen në rezervat e mëdha valutore të Kinës.

Por disa vende, të tilla si Shri Lanka, Xhibuti dhe Mongoli, e kanë parë veten të rënduar nga borxhet dhe gjithnjë e më të varur nga zëri i Pekinit.

Mali i Zi është vendi i parë në Evropë që e gjen veten në këtë pozitë me atë që është quajtur ‘’autostrada për askund’’.

Qeveria thotë se pjesa e parë e autostradës së propozuar i ka vënë ata në kaq shumë borxhe sa nuk ka mundësi të ndërtojë pjesën tjetër.

Ideja e ndërtimit të një autostrade për në Serbi mund të gjurmohet që nga viti 2005, një vit para votimit të pavarësisë të Malit të Zi nga fqinji i tij, Serbia.

Projekti u përkrah nga Milo Gjukanoviq, i cili ka shërbyer si president dhe kryeministër i Malit të Zi gati pandërprerë që nga viti 1991.

Qeveria shpresonte se autostrada do t’i jepte një shtytje ekonomike veriut të pazhvilluar të vendit, do të forconte tregtinë me Serbinë dhe do të përmirësonte sigurinë rrugore pasi rrugët e ngushta malore të Malit të Zi janë shumë të rrezikshme.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – janë të rrethuara nga vendet anëtare të BE-së. Por rajoni ka vuajtur nga nën-investimet dhe qeverisja e dobët që nga luftërat e pavarësisë të viteve 1990, duke shkaktuar një ngecje ekonomike.

Gjatë dekadës së kaluar, ndërsa BE luftoi me një sërë krizash dhe vuri në pritje zgjerimin e bllokut, fuqitë e tjera, duke përfshirë Rusinë dhe Turqinë, kanë lëvizur për të mbushur boshllëkun.

Kina ka qenë veçanërisht aktive. Në 2012, ajo filloi mbajtjen e samiteve vjetorë ’16 +1 ‘me shtetet e Evropës Lindore dhe Jugore për të diskutuar mundësitë e investimeve, duke zemëruar Brukselin.

Një vit më vonë, Kina zbuloi BRI-në, planin e saj të madh për të siguruar rrugë tokësore dhe detare të tregtisë nga Azia në Evropë dhe Afrikë.

Ballkani Perëndimor, i pozicionuar strategjikisht në krahun jugor të Evropës, është një pikë kyçe e hyrjes për Kinën për të arritur Evropën Qendrore dhe më gjerë.

Investimet e Kinës në rajon arrijnë në më shumë se 6 miliardë euro – përfshirë autostradat, linjat hekurudhore dhe termocentralet. Serbia, ekonomia më e madhe në rajon dhe aleati i vjetër i Pekinit, ka marrë pjesën më të madhe, njoftojnë mediat e huaja.

Mali i Zi mund të jetë tërheqës për Kinën për një numër arsyesh. Ai i jep Pekinit një port hyrje në Evropë nga Adriatiku dhe lidhjet e ngushta ekonomike dhe politike me qeverinë në Podgoricë mund të rezultojnë të vlefshme për Kinën nëse Mali i Zi bëhet anëtar i BE-së.

Abazoviq në intervistën në maj ka thënë se ai do të konsideronte hapjen e një hetimi korrupsioni në vendimin e qeverisë së mëparshme për të mbështetur autostradën kineze.

Por që atëherë ai ka hyrë në bisedime me Pekinin rreth mënyrës së ripagimit të parave që Mali i Zi i ka borxh dhe ka ndaluar së foluri për shtypin ndërkombëtar dhe nuk ka bërë më thirrje për ndihmë nga BE-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit