19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ymeri: Refuzimi i Qeverisë që Kosova të bëhet pjesë e “Open Ballkan” bie ndesh me interesat e qytetarëve

Rekomandime

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë se krahas ndarjes së buxhetit prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës duhet të funksionalizohet zyra për këtë kategori.

Në bisedë për Ekonomia Online, Visar Ymeri ka folur edhe për “Open Ballkan”, duke theksuar se refuzimi i Qeverisë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme bie ndesh me interesat e qytetarëve.

- Advertisement -

Sipas tij, kundërshtimi i deritashëm i Qeverisë me përjashtim të argumenteve politike është i paqëndrueshëm.

“Natyrisht që duhet të shtohet buxheti sipas nevojave që mund t’i kenë shqiptarët atje. Dy çështje janë të rëndësishme, buxheti mbase do të duhej të ishte i bashkuar edhe me Shqipërinë në mënyrë që të rritet ndikimi dhe dimensioni politik të jetë më domethënës. Dhe në anën tjetër është e domosdoshme që krahas ndarjes së buxhetit për luginë të funksionalizohet zyrës për luginë në qeverinë e Kosovës e cila është nisur nga qeveritë e kaluara por asnjëherë nuk është funksionalizuar. Mendoj që ky instrument shtesë institucional do të kishte me qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për koordinimin e ndikimit që Kosova e ka te mirëqenia e shqiptarëve në luginë të Preshevës”.

“Mendoj që Kosova nuk duhet t’i thotë jo asnjë prej iniciativave rajonale. Është shumë më e rëndësishme që të jemi në tavolinë dhe t’i shtrojmë kushtet e mbrojtjen e interesave tona sesa të rrimë jashtë. Në anën tjetër për sa i përket idesë së ‘Open Ballkan’, pavarësisht se si ka nisur ajo dhe cila është mundësia e zbatimit të saj një gjë është faktuale në këtë drejtim që është në të mirën tonë e ajo është që në ‘Open Ballkan’, janë dy faktorë, e para është Serbia dhe e dyta është Shqipëria. Integrimet rajonale për Kosovën i kanë dy dobi, një është rritja e tregut që është mundësi përfitimi ekonomik dhe tjetra është etablimi i një zone ekomomike shqiptare që është e mundshme vetëm në kuadër të integrimeve rajonale”.

- Advertisement -

“Refuzimi ynë kategorik që të bëhemi pjesë e një nisme të tillë rajonale mendoj që shkon ndesh edhe me interesat tona si Kosovë, por shkon ndesh edhe me interesat tona si qytetarë. Qeveria Kurti deri tash ka qenë kundër dhe nuk ka marrë kurrfarë hapi që t’i bëhet bashkë kësaj nisme. Deri tash argumentet kundërshtuese që janë dëgjuar nga përfaqësuesit e Qeverisë kanë qenë kryesisht të natyrës ekonomike mendoj që nuk qëndrojnë për shkak se në njërën anë rritja e tregut është rritje e mundësive dhe i ka edhe rreziqet e veta. Në këtë drejtim nuk mund të jetë më i dëmshëm ‘Open Ballkan’, krahasuar me tregun e përbashkët rajonal. Kundërshtimi i deritashëm i Qeverisë me përjashtim të argumenteve politike mendoj që është i paqëndrueshëm”, tha Ymeri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit