-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kina teston me sukses trenin “fluturues”, do të arrijë shpejtësinë deri në 1000 km/h

Rekomandime

Ekspertët kinezë kanë testuar me sukses një tren që përdor levitacion magnetik dhe lëviz në një tub vakum (Vactrain), raportojnë mediat lokale.

Ky është një projekt unik në botë, i zbatuar në një seksion prej dy kilometrash në provincën Shaanxi në pjesën verilindore të vendit.

- Advertisement -

Gjatë testimit është arritur një shpejtësi prej 130 km/h dhe synimi përfundimtar është ndërtimi i një infrastrukture në gjatësi prej 60 km, ku treni duhet të zhvillojë 1000 km/h.

Ky projekt do të hedhë themelet për një lloj të ri transporti, të ngjashëm me trenat kinezë dhe japonezë Maglev, por edhe Hyperloop, i cili dikur u popullarizua nga Elon Musk.

Dhe ndërsa trenat Maglev ekzistojnë (një shpejtësi rekord prej 600 km/h u regjistrua në Japoni javën e kaluar), koncepti Vactrain është ende në fillimet e tij.

- Advertisement -

Përshkrimet dixhitale të T-Flight, të zhvilluara nga CASIC (China Aerospace Science and Industry Corporation), mund të gjenden në mediat sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit