4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Kina thotë se është gati për Iuftë, përfundon stërvitjet e gjera treditore

Rekomandime

Ushtria e Kinës tha sot se është “gati për të luftuar” pas përfundimit të stërvitjeve luftarake treditore në shkallë të gjerë rreth Tajvanit.

Pjesë e stërvitjes ishte edhe simulimi i izolimit të ishullit të pavarur. Stërvitjet ushtarake ishin një përgjigje ndaj udhëtimit të presidentes tajvaneze në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

- Advertisement -

Manovrat kishin për qëllim të dërgonin një paralajmërim për ishullin e pavarur të Tajvanit, që Kina thotë se është pjesë e saj, tha sot ushtria e Kinës.

“Trupat luftarake janë gati të luftojnë në çdo kohë dhe mund të luftojnë në çdo kohë për të goditur me vendosmëri çdo formë të “pavarësisë së Tajvanit” dhe përpjekjet për ndërhyrje të huaja”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë kineze.

Manovrat ishin të ngjashme me ato të kryera nga Kina gushtin e kaluar, kur ajo qëlloi me raketa mbi objektiva në detin përreth Tajvanit në shenjë hakmarrje për vizitën e kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan, por ato kanë qenë të një shkalle më të vogël dhe kanë shkaktuar pengesa më të vogla.

- Advertisement -

Ekspertët ushtarakë thonë se stërvitjet shërbejnë si kërcënim dhe si një mundësi për trupat kineze, që të praktikojnë mbylljen e Tajvanit, duke bllokuar trafikun detar dhe ajror, një opsion i rëndësishëm strategjik që ushtria kineze mund ta zbatojë në rast se vendos ta marrë me forcë Tajvanin.

Veprimet kineze pasojnë misionin delikat të Presidentes Tsai Ing-wen për të forcuar aleancat diplomatike të Tajvanit në Amerikën Qendrore dhe me Shtetet e Bashkuara. Ajo e mbylli udhëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara me një takim me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, në Kaliforni. Një delegacion i Kongresit amerikan u takua gjithashtu me zonjën Tsai gjatë fundjavës në Tajvan pas kthimit të saj në vend.

- Advertisement -

Kina iu përgjigj menjëherë takimit të Presidentes Tsai me zotin McCarthy, duke vendosur ndalim udhëtimi dhe sanksione financiare ndaj atyre që u takuan me Presidenten e Tajvanit në Shtetet e Bashkuara dhe me rritjen e aktivitetit ushtarak rreth ishullit gjatë fundjavës.

Ushtria e Tajvanit tha se Kina dërgoi dhjetëra avionë luftarakë dhe 11 luftanije drejt Tajvanit në kuadër të stërvitjes së saj ushtarake që filloi të shtunën.

Banorët e kryeqytetit të Tajvanit, Taipei, thanë se nuk janë të frikësuar nga mundësia e një sulmi ushtarak nga Kina.

“Shumica e njerëzve ndoshta nuk kanë frikë sepse mendojnë se Kina nuk do të fillojë një luftë kundër Tajvanit. Ata nuk kanë nevojë të nisin një luftë sepse mund të përdorin metoda të tjera për t’i bërë trysni Tajvanit. Përdorimi i forcës ushtarake në sytë e vendeve të tjera nuk do të shihej si një shenjë e fuqisë së një vendi. Një sulm i një vendi të fuqishëm ndaj një vendi të vogël dhe më të dobët mund të shihet si një akt frikësimi”, thotë ish-ushtari tajvanez Tang Pao-hsing.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen denoncoi manovrat e ushtrisë kineze, duke thënë se Tajvani do të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera, pasi ishulli përballet me “ekspansionizmin e vazhdueshëm autoritar” të Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë shpesh se Shtetet e Bashkuara do të mbronin Tajvanin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte atë, megjithëse Uashingtoni ka konfirmuar se politika e tij e “Një Kine” të vetme nuk ka ndryshuar.

Politika e një “Një Kine”, e pranon se Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të Kinës. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë statusin e Tajvanit të pazgjidhur dhe dërgojnë ndihma ushtarake në ishullin e vetëqeverisur për ta ndihmuar atë të mbrohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit