5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kjo është 28 vjeçarja që humbi jetën nga tërmeti në Bosnjë

Rekomandime

Është shënuar VlKTlMA e parë nga tërmeti që goditi mbrëmë në Bosnjë e Hercegovinë, teksa lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë.

Sipas informacioneve paraprake e reja u gjet nën rrënoja pasi një pjesë e kodrës u shemb duke rënë mbi shtëpinë e familjes së saj.

Edhe pse është dërguar menjëherë në qendrën shëndetësore të Stolacit, e reja kishte ndërruar jetë në vend. Familjarët e saj kanë marrë disa plagë por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ajo ka arritur në spital pa puls, teksa nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

- Advertisement -

“Ka pasur edhe lëndime të lehta në kokë për shkak të rënies së objekteve nëpër shtëpi, mirëpo jo diçka shumë serioze. Të gjithë ata janë liruar për trajtim shtëpiak”.-ka thënë shefi i spitalit, Kazimir Raguz.

Edhe prindërit si dhe motra e saj janë lënduar nga tërmeti.

Ranko Radiq, udhëheqës për mbrojtje civile në Lubinje, që gjendet 30 kilometra nga Stolaci, ka thënë se në qytet ka makina dhe shtëpi të dëmtuara.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit