1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është arsyeja pse Haki Abazi nuk u bë ambasador

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, u propozua për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të marrë këtë detyrë, problem i bëri nënshtetësia amerikane.

Kjo për shkak se Abazi ka nënshtetësi amerikane dhe bie në kundërshtim me rregullat diplomatike.

- Advertisement -

Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte prej deputetëve të LVV-së që mori më së paku vota. Numri dy i Qeverisë Kurti I nuk mori asnjë pozitë në qeverinë akutale dhe duket se i kanë shkuar huq edhe planet për inkuadrim në mision diplomatik.

Kosova nuk ka emëruar ambasador në ShBA prej kur Vlora Çitaku u kthye nga atje, pas shkarkimit nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në fakt ajo qëndroi edhe për disa muaj pas shkarkimit, derisa ish-presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin e kthimit të Çitakut. Misionin diplomatik aktalisht po e drejton i ngarkuari me punë, Valdet Sadiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit