2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është artistja që ua mbylli sytë shtatoreve në Prishtinë

Rekomandime

Vet ajo ka shkruar rreth kësaj vepre, për të cilën thotë se këtë e bëri, për të shfaqur një mendim ndryshe.

Ajo madje thotë se “Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë”.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.

E DREJTA E MENDIMIT

- Advertisement -

Të gjithë dijetarët dhe luftëtarët kishin një mendim ndryshe e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne te gjithe ju bashkuam këtij ideali.

Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyren më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë.

- Advertisement -

Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.

Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.

Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim.

Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.

Falemnderoj te gjithe qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idene cka po ndodh.

Komunen e Prishtines, MPB dhe ISHPK per leje.

Si dhe policet qe ishin aq te sjellshem deri sa u verifikua leja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit