Kanë mbetur vetëm edhe një ditë për ndeshjen vendimtare Çekia – Kosova, ndërsa selektori i këtij vendi ka filluar të shfaqë brengat e para të tij para duelit.
Në deklaratën e dhënë gjatë ditës së djeshme për Denik, Jaroslav Silhavy, ka thënë se kësaj radhe kanë një ditë më pak për përgatitje.
“Përgatitjet janë më të shkurta se zakonisht. Kemi më pak kohë për gjëra taktike. Kemi vetëm edhe pak kohë, pasi që nesër do të stërvitemi në terrenin ku do të zhvillohet ndeshja,” ka thënë Silhavy.
Sa i përket mungesës së sulmuesit kryesor të Çekisë, Patrik Schick, ai ka thënë se si opcion është duke e shikuar Libor Kozakun por edhe Martin Dolezalin.
“Të dy mund të shënojnë, por Dolezal na përshtatet më shumë. Ai është më i lëvizshëm dhe mund të krijojë hapësira tepër të mëdha në lojë pa top,” ka bërë të ditur selektori çek.