3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kjo është dhurata e policisë gjermane pvr 20 vjetorin e policisë së kosovës

Rekomandime

Me rastin e 20- vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, policia Federale e Gjermanisë i ka dhuruar donacion 10 automjete Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se ka rastisur që sot në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës të marrin 10 automjete donacione nga Policia e Gjermanisë.

Sipas tij, ky donacion tregon bashkëpunimin e Policisë së Kosovë me atë të Gjermanisë me qëllim të luftimit të krimit.

“Kjo tregon për mbështetjen që Policia e Kosovës e ka nga partnerët tanë strategjik dhe nuk është hera e parë që Policia Gjermane përkrah Policinë e Kosovës kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe besoj që do shkoj duke u rritur në vazhdimësi meqenëse edhe qëllimi i Policisë së Kosovës dhe Policisë Gjermane është që bashkarisht të që të luftojmë krimit dhe të ketë sa më pak krim në Kosovë në Gjermani dhe në Evropë”, tha ai.

- Advertisement -

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë Federale Gjermane, Thomas Przybyla, tha se me dorëzimin e këtyre veturave po hedhin një hap tutje drejt forcimit të bashkëpunimit në mes Policisë së Kosovës dhe asaj Gjermane.

“Sot është një ditë e mirë për Policinë e Kosovës si dhe për Policinë Federale të Gjermanisë, me dorëzimin e këtyre veturave të policisë ne hedhim një hap tutje drejt forcimit të bashkëpunimit i cili ka filluar duke bërë trajnime të përbashkëta, dhe ne presim që të hedhim hapa tjerë sa i përket dorëzimit të pajisjeve tjera, kështu që shfrytëzoj rastin për ta uruar Policinë e Kosovës në 20 vjetorin e saj dhe për t’i falënderuar për ftesën”, tha ai, raporton KP.

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt tha se në këtë vit jubilar për Policinë e Kosovës qeveria gjermane ka ofruar një dhuratë të mrekullueshme për Policinë e Kosovës që janë 10 automjetet për Policinë kufitare.

Ai ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e qeverisë gjermane për Policinë e Kosovës me qëllim të sundimit të ligjit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit