10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo është më e reja për Xherdan Shaqirin

Rekomandime

Shaqiri është gati që edhe njëherë, t’i lë përshtypje Jurgen Kloppit.Xherdan Shaqiri refuzoi që të luajë me Zvicrën në ndeshjet e shtatorit me qëllimin e vetëm, të punojë shumë në këto ditë pushimi dhe ta bindë Jurgen Kloppin se meriton shumë minuta, të cilët i janë reduktuar në maksimum.

- Advertisement -

Ai ka punuar shumë për më shumë se 10 ditë pushim dhe sipas “Liverpoolecho.co.uk”, ka mundësi që shqiptari ta nisë nga fillimi ndeshjen kundër Newcastle, që do të zhvillohet sot në Anfield nga ora 13:30.

Firmino mund të mos luajë nga minuta e parë, për shkak të udhëtimit të gjatë me Brazilin.Shaqa ka luajtur vetëm 16 minuta këtë edicion, të ndara në dy ndeshje.

5’ minuta ka luajtur në fitoren kundër Burnley dhe 11 të tjera në fillim të muajit gusht, në finale të Superkupës së Anglisë kundër Manchester City.

- Advertisement -

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit me Xherdan Shaqirin:Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Shaqiri, Origi, Salah, Mane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit