Kosova sot ka shënuar rekord të zi sa i përket vdekjeve nga pacientët me COVID-19.Veç sot, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë të tjerë.
Pacientët që ndërruan jetë janë:
SH.I – 71 vjeç nga Prishtina.
F.H – 72 vjeç nga Vitia.
R.K – 70 vjeç nga Mitrovica.
B.G – 60 vjeç nga Vushtrria.
S.T – 71 vjeç nga Fushë Kosova.
Sh. – 38 vjeç nga Peja.
Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.