7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nga QKUK-ja tregojnë se a janë mbyllur sallat e operacionit

Rekomandime

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk janë mbyllur, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të QKUK-së në Facebook.

“Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur. Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Përkundër faktit se anesteziologët janë angazhuar në njësinë intensive të objektit Mjekësisë Sportive, nga QKUK-ja njoftojnë se sallat kanë vazhduar të punojnë normalisht, meqë Klinika e Anesteziologjisë ka mbajtur vazhdimisht anestezionin në këto salla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit