Njësia ‘FIT’ e Policisë së Kosovës është njësia më e përgatitur për aksione të ndryshme e cila është trajnuar nga amerikanët. Njësia Speciale Intervenuese FIT (NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë.
Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese.
FIT janë më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret për të thyer demonstratat, E roli i FIT është për qëllime të veçanta.
Njësiti FIT përdor armë ‘Glock 19’, ‘MP-5’ spirale, dhe AK-47. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës.