Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar të hyrat që merr nga VV’ja.
Në regjistrin për deklarimin e pasurisë që e ka dorëzuar më 2 korrik të vitit të kaluar, Kurti ka deklaruar si të hyra nga Vetëvendosja 1 mijë e 400 euro.
Nuk dihet nëse kjo është pagë mujore apo vjetore.
Një pagë të tillë ai nuk e ka deklaruar në kohën sa ishte në krye të qeverisë e as në deklarimet e mëparshme në AKK.