Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë deklarimin e radhës të pasurinë së tij në Agjencinë kundër Korrupsionit.
Presidenti ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka një tokë bujqësore, trashëgimi nga familja, vlera e së cilës arrin 180 mijë euro, e cila është në pronësi të përbashkët. Përveç tokës, Thaçi ka deklaruar edhe dy shtëpi, njëra trashëgimi nga familja, në vlerë prej 80 mijë euro dhe tjetra në vlerë prej 350 mijë euro, të cilën ende nuk e ka paguar.
Thaçi posedon veturë Audi Q3, vlera e së cilës arrin 19 mijë euro, të cilën e ka në pronësi me bashkëshorten.
Para të gatshme në institucione financiare Thaçi ka mbi 11 mijë euro.
Ndërkaq, detyrime financiare Thaçi bashkë me gruan i ka 10 mijë euro, të cilat janë shfrytëzuar për të blerë një veturë vitin e kaluar.
Të hyra vjetore i pari i shtetit ka gjithsej 60 mijë e 435 euro, prej të cilave 33 mijë e 509 euro i merr si president i Kosovës. Aty i ndihmon edhe gruaja e tij, e cila punon si orofesoreshë universitare.