1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo është përmbajtja e letrës që Haradinaj ia ka dërguar Kurtit

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, tha se i ka dërguar këtij të fundit një letër, në të cilën ka paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e AAK-së lidhur me zhvillimet rreth dialogut të Kosovës me Serbinë, raporton Express

- Advertisement -

AAK ka publikuar letrën që Haradinaj ia ka dërguar Kurtit, në të cilën ka renditur gjashtë pika, përmes të cilave thotë se paraqet qëndrimin rreth dialogut.

AAK kërkon që temat nacionale të mos jenë ekskluzivitet i askujt.

“Askush nga institucionet e Kosovës nuk mund të ndërmarrë veprime për sa i përket temave të dialogut me Serbinë e të befasojë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e parë të letrës që AAK i ka dërguar Kurtit.

- Advertisement -

Kjo është letra e plotë që Haradinaj i ka dërguaar Kryeministrit Kurti:

- Advertisement -

Ndryshe, Haradinaj e Kurti janë takuar sot, ku temë diskutimi ka qenë dialogu i Kosovës me Serbinë.

Pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kurti përfshirjen e SHBA-së në negociata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit