16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rrëfimi ekskluziv i Maçastenës: Si përfundoi në dorë të policisë serbe

Rekomandime

Asamblisti dhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Blerim Maçastena është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata në Serbi. Ai u lirua dhe u kthye Kosovë si i pafajshëm pasi mbi të rëndonin akuzat për kalim ilegal të kufirit dhe armëmbajtje pa leje. Maçastena ka rrëfyer ekskluzivisht në T7, për momentin e arrestimit dhe për kohën e kaluar në burg në Serbi.

- Advertisement -

Maçastena në emisionin “Frontal”, në T7 tha se ai dhe familjarët e tij janë gëzuar shumë për lirimin nga burgu.

“Brengosen shumë, por sot e kanë një lehtësim. Janë jashtëzakonisht të lumtur. E kanë përjetuar me dhimbje e të gjitha, por tani janë të lumtur”, ka thënë ai.

E qëndrimi në burg për Maçastenën ka qenë e rëndë. Ai tha se në Serbi e kanë akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit.

- Advertisement -

“Burgjet e Serbisë janë të rënda por për shqiptarë janë shumë më të rënda. Për dikë që është aktivist politik janë më të rënda. Me vështirësi por ja kam dalë disi. Ka pasur vështirësi se pas tërë asaj që na ka ndodh me Serbinë, pa qëllim aksidentalisht e kam kaluar kufirin. Kur prokurori kërkon tri vite burgim është një lloj dhune. Më kanë rënduar akuzat për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit. Unë e kam pasur një armë zyrtare me leje, por në Serbi nuk vlen kjo”, ka thënë ai në T7.

Maçastena ka folur edhe për kushtet brenda burgut dhe për sjelljet e zyrtarëve korrektues.

- Advertisement -

“Burgjet kishin ndryshuar. Kushtet ishin përmirësuar. Zyrtarët ishin korrekt. Por, duke e ditur që nga ai burg janë marrë vëllezërit Bytyqi ka qenë një presion për mua. Unë e kam ditë këtë ngjarje. Ka pasur edhe shqiptarë, por vetëm një ka mbetur. Edhe ai deri në fund të muajit pritet të ekstradohet për në Francë”, ka thënë ai.

Ai në “Frontal”, ka treguar edhe për momentin e arrestimit nga policët serbë. Ai tha se gabimisht dhe pa dijeni kishte hyrë 11 kilometra thellë në territorin serb.

“Më 12 dhjetor kam dal me ecë në bjeshkë. E kam pasur virusin para tri javësh dhe fizikisht nuk ndihesha mirë. Dola me ecë. Ka kthehem nga bjeshka, ra mjegulla dhe u bë terr. Unë kisha hyrë 11 kilometra brenda territorit të Serbisë pa dijeni dhe ata e kanë lëshuar sirenën. E kuptova prej një banori se ku gjendem. Ai më tregoi se më larg se dy kilometra është rruga kryesore. Dola në rrugë kryesore dhe aty më arrestoi policia serbe. Nuk e kam pasur as më të voglin problem me ta. I vetmi problem ka qenë i prokurorit dhe gjykatësit për dënim me të paktën tri vjet burg. Unë jam i pafajshëm plotësisht dhe jam i lirë nga gjykata”, deklaroi ai.

E më së shumti malli, Maçastena tha se e mori për ajrin dhe tokën e Kosovës.

“Më ka marrë malli për ajër të Kosovës, për tokë të Kosovës. Boll kam pasur dashuri për vendin por më është shtuar edhe më shumë dashuria. Edhe vuajtja për familjen më ka penguar shumë atje”, ka thënë ai. /Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit