1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Kjo është porosi për Serbinë”: Kroacia mirëpriti presidentin malazez Milo Djukanovic

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, po viziton Zagrebin dhe është pritur nga homologu i tij kroat Zoran Milanovic. Të dy ju drejtuan mediave pas takimit ku presidenti kroat shprehu mbështetjen për orientimi pro perëndimor të Malit të Zi dhe patën kritika për qasjen dhe politikat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, foli edhe për ngjarjet shqetësuese në Cetinë kohëve të fundit siç i quajti duke shtuar se vizita do ndodhte edhe ashtu por këto ngjarje e kanë përshpejtuar.

- Advertisement -

“Thirrja u bë pas atyre ngjarjeve të çuditshme dhe shqetësuese në Cetinë ditëve të fundit. Vizita do të duhej të ndodhte, por këto ngjarje e përshpejtuan. Dëshira jonë ishte të mbështesim hapur Malin e Zi, shumicën e kësaj e kemi sqaruar tashmë. Mali i Zi më 1997’n më bëri të hamendem që ndoshta tani ka ndryshuar. Kjo ishte atëherë kur demonstruesit në marshin drejt Tuzit, në Podgoricë, aty ku jetojnë shqiptarë katolikë, aty ku gjithë shkonin të ballafaqohen fizikisht, i ndaloi policia. Kjo ishte hera e parë që në hapësirat e trazuara e të egër të Jugosllavisë, që në ato treva policia i doli në mbrojtje pakicave etnike që ishte trajtuar si armik. Që nga atëherë Mali i Zi është tjetër, një kandidat për anëtar në BE që ka hapur kapitullin e fundit të tyre” ka raportuar gazeta kroate “Jutarnji List”.
Djukanovic tha se është i kënaqur me mikpritjen dhe Kroacia shihet si fqinj i mirë që e mbështet. Ai shtoi se brengoset me mungesën e vëmendjes nga Europa për ngjarjet në Mal të Zi.

“Rusia po vepron në hapësirën e Ballkanit Perëndimor për shkak të interesave gjeopolitike. Porositë që marrim nga Moska se anëtarësia jonë në NATO nuk është përzgjedhje e mirë gjeopolitike. Unë e kamë thënë se nuk ka alternativë të të ardhmes euroatlantike. Nga fqinjët që e njohin më së miri rajonin tonë do të kemi mbështetjen e zgjimit të Europës pak të përgjumur, që të na ndihmojnë të mos dalim nga ky synim. Biseduam edhe për bashkëpunimin bilateral. Falënderoj Kroacinë për mbështetjen në shumë fusha, në atë politike, profesionale dhe materiale. Jo shumë kohë më parë pranuam 10 mijë doza të AstraZeneca nga Kroacia” tha Djukanovic.

Milanovic shpjegoi se ftesa për presidentin malazez Djukanovic është porosi për Beogradin zyrtar.

- Advertisement -

“Ftesa e Djukanovic është edhe porosi Beogradit, kur kolegu nga Mali i Zi shtroi pyetjen e mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhje të reja në Mal të Zi, kjo është jashtë mundësive të mia. Por më kujtohen të gjitha ato që i kaloi Kroacia, u morëm me ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare sikur me një sëmundje ngjitëse. Berlini që mungon, Brukseli që mungon kur bëhet fjalë për mbështetjen e Sarajevës, Beogradit…porosia ime është: merruni vet me vetveten. Brukseli po, por në masën që doni të jeni anëtar i BE’së. Çfarë qëndron sot në mes të BE’së dhe Malit të Zi? Zgjedhjet në Francë? Po, por kjo do të kaloj shpejt. Ajo që nuk ka Iuftë nuk do të thotë se Europa ka sytë e mbyllur”.

Presidenti Milanovic i komentoi edhe ca ankesa të veta për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, që ka bërë thirrje që të gjithë serbët në botë të valojnë flamujt në ditën e unitetit kombëtar serb.
“Unë nuk po i thërras kroatët që nëpër Serbi të hallakaten me flamuj kroat pasi kjo nuk është e shëndetshme, kjo nuk bëhet. Gëzohem që serbët në Kroaci, me sugjerim të Milorad Pupovac, ruajtën qetësinë” tha Milanovic.

- Advertisement -

Të dy liderët u prononcuan edhe për vizitën e fundit të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel në Beograd.

“Nuk është e drejtë të nxirren konkluzione të përgjithësuara nga fakti se dikush paska vizituar dikë” tha presidenti kroat Mi2lanovic.

Komenti i presidentit malazez ishte edhe më i rëndë duke aluduar se mbështetja ndaj politikave të Beogradit është mbështetje e kërcënimit të sovranitetit të Malit të Zi.
“Nuk jamë këtu të interpretoj arsyet se pse një prej shteteve europian ka qasje të tillë apo të atillë ndaj cilitdo shtet, ju përmendët Merkel. Kjoj që është politika aktuale e Serbisë ndaj Malit të Zi sot, që pretendon se kjo politikë është e drejtë e tyre të mbrojnë të drejtat e shkelura të serbëve në shtetet tjera. Unë këtë e shoh si kërcënim të sovranitetit të shteteve tjera. Posaçërisht kur kujtojmë ngjarjet në të 90’t. Shpresojmë se nuk do të duhet të kalojmë në të njëjtin skenar” tha Djukanovic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit