1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është prokurorja që liroi në procedurë të rregullt dorasin e gruas në Llaushë

Rekomandime

51-vjeçari Skender Qerimaj dyshohet se mbyti bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj në Llaushë të Skenderajt, pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me të.

Pesë ditë para vr*asjes, më 1 janar, 48-vjeçarja Lirije Qerimi kishte raportuar në polici për dhunën fizike që dyshohej se i shkaktonte bashkëshorti i saj Skender Qerimi. Policia kishte njoftuar për këtë rast edhe prokuroren kujdestare e cila është Stojanka Kasaloviq.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani. Ai tha se Kasaloviq ka qenë prokurore kujdestare e cila e ka pranuar rastin.

Prokurorja Stojanka Kasaloviq, prokurore kujdestare ne rastin e raportimit të dhunës në familje me datë 1.01.2022.

- Advertisement -

Kryeprokurori Ujkani tha se rasti është i ndjeshëm dhe se nuk mund të tregojë detaje nga trajtimi fillestar i rastit por shtoi se e gjithë çështja do të trajtohet gjatë procedurës së mëtutjeshme.

Në anën tjetër, Ujkani shtoi se rasti do t’i ndahet prokurores për dhunë në familje Natasha Taniq.

- Advertisement -

Në anën tjetër gjatë ditës së sotme në seancën për masën e sigurisë ndaj Skender Qerimajt ka marrë pjesë prokurorja Fetije Bajrami.

Ajo në një bisedë përmes telefonit tregoi se rastin e vr*asjes do ta trajtojë tash e tutje.

“Natasha Taniq ndoshta e ka pasur rastin për dhunë në familje në Departament të Përgjithshëm e tash rastin për vrasjen e kam unë. Për Krime të Rënda, vrasje është te unë. Sot e kam bërë kërkesën për paraburgim e kam mbajtë seancën dhe jam e njoftuar për rastin”, tha prokurorja Fetije Bajrami për KALLXO.com.

Pesë ditë para vr*asjes, Lirije Qerimaj e kishte denoncuar dhunën fizike nga bashkëshorti i saj Skender Qerimaj në Policinë e Kosovës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit, rezulton se viktima Lirije Qerimaj më 1 janar 2022 në Stacionin Policor në Skenderaj kishte ushtruar kallzim penal ndaj Skender Qerimajt për dhunë në familje.

Sipas dosjes së Prokuroisë, në deklaratën që e kishte dhënë viktima më 1 janar 2022, thuhej se ajo me të pandehurin Qerimaj ishte e martuar nga viti 2001 dhe kishin tre fëmijë.

“Prej se jam martu kam probleme me burrë, dhunë fizike e psikike, shpesh tenton të më largojë nga shtëpia, ku edhe mbrëmë më kishte thënë “dil prej shtëpisë se je ka më tradhëton”, kishte rrëfyer VlKTlMA Lirije Qerimaj para zyrtarëve policorë në Stacionin Policor në Skenderaj.

VlKTlMA Lirije Qerimaj në polici kishte thënë se më 31 dhjetor derisa e njëjta kishte shikuar në telefon urimet nga familjarët e saj për rastin e Vitit të Ri, i pandehuri e kishte pyetur se “kush po të shkrun” dhe VlKTlMA ishte përgjigjur “kunata” dhe i pandehuri i kishte marrë telefonin duke e akuzuar se po shkruante me persona të tjerë.

Tutje VlKTlMA kishte deklaruar se i pandehuri e kishte rrahur me çka ka pasur në dorë.

“Shpesh më ka rrahë dhe më ka goditë me çka ka pas në dorë, krejt syrin e kam pasur të mavijosur në korrik të vitit 2021”, kishte deklaruar Lirije Qerimaj.

Tutje VlKTlMA kishte thënë se rastin nuk e kishte lajmëruar në polici se dyshonte mos ka ndonjë sëmundje mendore.

“Rastin nuk e kam raportuar në polici se po dyshoj mos ka ndonjë sëmundje mendore e po i kalon në xhelozi”, kishte thënë Lirije Qerimaj.

Po ashtu ajo kishte thënë se bashkëshorti i saj ishte i egër edhe me anëtarë të tjerë të familjes por ata i rrinin larg dhe kishin frikë nga ai.

VlKTlMA kishte thënë në Polici në Skenderaj se është e pajtimit që mos të ndahet nga bashkëshorti i saj nëse ai nuk ushtron më dhunë ndaj saj. E po ashtu ajo kishte kërkuar edhe urdhërmbrojtje sepse nuk e din se ku do të shkonte nëse burri do e largonte nga shtëpia.

KALLXO.com ka siguruar raportin e ditës kritike kur është kryer vr*asja. Siç thuhet në raport, më 5 janar rreth orës 13:47, policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kur kishte pranuar informacionin policia, ishte kërkuar që të njoftohet edhe Emergjenca në QKMF. Në vendin e ngjarjes njësia patrulluese që kishte marrë informacionin kishte gjetur 48-vjeçaren me inicialet L.Q., të plagosur nga arma e zjarrit.

Rreth orës 14:00, burri ishte dorëzuar në polici dhe kishte lajmëruar se ka vrarë gruan e tij.

Gjithmonë sipas raportit të siguruar nga KALLXO.com, burri menjëherë ishte futur brenda stacionit policor dhe ka dorëzuar një PIST0LET të tipit “Zoraki M 906-B” dhe një KARIKAT0R me tre fishekë.

I njëjti ishte arrestuar ndërsa policia kishte vepruar tutje. Siç thuhet në raport ishte njoftuar edhe ekipi i hetuesve policorë, të cilët kishin arritur në lokacion rreth orës 15:00, kanë kryer vendshikimin dhe janë tërhequr nga ai lokacion.

Gruaja ishte dërguar me plagë në emergjencë e më pas në Spitalin Rajonal ndërsa rreth orës 14:40 pra më shumë se një orë pasi kishte ndodhur ngjarja, e njëjta ka vd*ekur si pasojë e plagëve të marra.

Rasti është iniciuar si vr*asje e rendë ndërsa i dyshuari Skender Qerimaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit