Aksidente me fatalitet po ndodhin në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Dy këmbësorë aty vdiqen brenda një kohë shumë të shkurtë, transmeton Gazeta Metro.
Banorët përgjatë saj dhe ekspertët e trafikut po fajësojnë institucionet.
Kjo pasi po i zvarritin me vite punimet për zgjerimin e kësaj rruge.
“Po frikohemi shumë. Prej kohe kemi thënë se nuk ka më e rrezikshme se kështu sic e kanë lënë”, ka thënë ai.
Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit ka mirëkuptim për këta banorë.
“Kjo rrugë nuk ka mbikqyrje. Shenjat s’kanë data-bazë. As ministritë as komunat nuk kanë databazë ku mungojnë shenjat dhe ku mungojnë”, ka thënë ai.