Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka treguar se sa të holla janë derdhur në llogarin Covid-19 nga mërgata.
“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro”.
“Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Shumë faleminderit secilit prej jush” , ka shkruar ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.