1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo është vërejtja e fundit për Thaçin nga SHBA, arsyeja gjykata speciale

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ndalur veprimet e tij për ta penguar punën e Gjykatës Speciale. Kjo dëshmohet nëpërmjet një shkëmbimi të letrave që ka pasur me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Media ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë. Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.

- Advertisement -

Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë;

pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën;

do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar.

- Advertisement -

Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan mes tjerash në letrën e Pompeos dërguar Thaçit.

Aty përmenden edhe pretendimet që dalin nga raporti i Dick Martyt, sipas të cilave ish-Drejtori Politik i UÇK-s Thaçi ka qenë në krye të grupit kriminal nga Drenica.

- Advertisement -

Thaçi, bashkë me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn tentuan ta shfuqizojnë Specialen edhe në fund të vitit 2017 nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.

Nisma e orëve të mesnatës ishte kundërshtuar nga LDK-ja dhe VV-ja, atëkohë në opozitë.

Pas presionit ndërkombëtar dhe kërcënimit se do të izolohen, veçmas nga SHBA-t, tre ish udhëheqësit e shtetit ishin zmbrapsur nga cytja e deputetëve për ta shfuqizuar Specialen.

Më vonë Haradinaj pati thënë se, Specialen deshën ta shfuqizojnë për shkak të frikës se edhe ata do të jenë subjekt i saj.

Dy prej protagonistëve- Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli tashmë janë intervistuar si të dyshuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se deri tani është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka thënë në konferencën për media, të mërkurën, ku ka folur për takimet që ka mbajtur gjatë vizitës në SHBA.

“S’jam intervistuar as në Prishtinë as në Vjenë”, ka thënë shkurt Thaçi.

Ndryshe, deri më tani Gjykata Speciale ka intervistuar mbi 250 ish pjesëtarë të UÇK-s, në cilësinë e dëshmitarëve ose të dyshuarve për krime lufte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit