-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kjo femër shtatlarte dikur dridhte Kosovën, kur përshëndetej me Dr. Ibrahim Rugovën!

Rekomandime

Po kush nuk ka dëgjuar për emrin e shquar të volejbollit Makfire Brestovci! Emër i madh i sportit skofiar, që luajti për Dritën nga Gjilani dhe disa ekipe tjera, ish reprezentuese e Kosovës.

Makfire Brestovci, e katërta në këmbë

Ajo i takon edhe brezit të viteve të 80-ta (KV Taftison nga Gjilani), edhe brezit të kohës së pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai serbosllav dhe brezit të Lirisë së Kosovës!

- Advertisement -

Maki, siç e thërrasin, ka dhënë shumë si lojtare për volejbollin e Kosovës, veçmas në kohën e okupimit, me shoqet e saja, sakrifikuan shumë dhe i rezistuan edhe presionit të aparatit serb.
Maki është pritur edhe nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo ka ndodhur në vitet e 90-ta, ku shihet një përshëndetje e jashtëzakonshme mes Makit dhe Presidentit historik Rugova. Maki, si lojtare ka qenë e jashtëzakonshme, sa shumë klube kur takoheshin në fushë me të, dridheshin nga goditjet e saja si shigjetë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit