0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo ishte përfaqësuesja e amerikanëve në takimin VV–LDK

Rekomandime

Përfaqësuesit e shteteve të Quint’it janë të pranishëm në takimin LDK-VV për formimin e koalicionit.Ndërkombëtarët kanë vendosur të jenë të pranishëm në takimin mes dy subjekteve që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhje, por më herët kanë deklaruar se nuk do të jenë ndërmjetës në këto takime.

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, nuk është i pranishëm në këtë takim, raporton Gazeta Express.

Në vend të tij përfaqësuese e amerikanëve në këtë takim është Jessica Long.Long është këshilltare ekonomike dhe politike në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë.

VV dhe LDK janë në negociata për formimin e qeverisë që një kohë të gjatë por nuk po arrijnë të merren vesh. VV ka kohë deri më 6 shkurt të bëjë një marrëveshje.

- Advertisement -

Përndryshe, nëse nuk arrihet marrëveshje para këtij afati, VV do të duhet të shkojë në Kuvend dhe të votojë mandatarin për kryeministër pa një shumicë në parlament.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit