1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo lëvizje e SHBA-së bën që çmimet e naftës në botë të ulen ndjeshëm menjëherë

Rekomandime

Administrata e presidentit të SHBA Joe Biden prej disa muajsh po shqyrton vendosjen në treg deri në 180 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës (SRP), si rezultat i përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për t’i ulur çmimet e karburantit.

Kjo do të ishte hera e tretë që Shtetet e Bashkuara përdorin rezervat e tyre strategjike në gjashtë muajt e fundit, por edhe çlirimin më të madh të naftës në historinë gati 50-vjeçare të SPR, shkruan Reuters, duke cituar tri burime amerikane.

- Advertisement -

Lansimet e deritanishme të naftës kanë dështuar në uljen e çmimeve pasi kërkesa globale pothuajse ka arritur nivelet para pandemisë, ndërsa kushtet nga ana e ofertës janë shtrënguar globalisht. Përkatësisht, çmimet e naftës filluan të rriten në fund të shkurtit me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilit Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë iu përgjigjën me sanksione kundër Rusisë, eksportuesja e dytë më e madhe në botë e naftës së papërpunuar.

Presidenti Joe Biden do të prezantojë planet e administratës së tij sot, tha Shtëpia e Bardhë, duke refuzuar të komentojë mbi planin e lëshimit të naftës.

Rezerva Strategjike e Naftës (SRP) ka aktualisht në dispozicion 568.3 milionë fuçi naftë, niveli më i ulët që nga maji 2002, sipas Reuters.

- Advertisement -

Në tregun e Londrës mëngjesin e sotëm, çmimi i fuçisë ra me 3.92 për qind në 109.05 dollarë, ndërsa në tregun amerikan, fuçia ra me 4.62 për qind në 102.85 dollarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit