4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mustafa sot foli për koalicion, por Haziri thumbon keq VV-në: Me 5 autobusë nuk mund ta bleni votën e disaporës

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto momente është duke mbajtur tubim elektoral në Gjakovë.

- Advertisement -

Elektoratit nga aty u është drejtuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka thënë se fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit është e garantuar, shkruan Reporteri.net.

Haziri nuk ka lënë pa thumbuar edhe kundërshtarët politikë, në këtë rast Vetëvendosjen, me të cilën kryetari i LDK-së, Isa Musttafa sot tha se koalicioni paszgjedhor ka shumë gjasa të ndodhë.

Ndër të tjera Haziri ka folur edhe për diasporën duke thënë se ata nuk kanë nevojë për një biletë autobusi dhe as nuk mund të blihet vota e tyre.

- Advertisement -

“Ata nuk kanë nevojë për një biletë autobusi. Me 5 autobusë nuk mund të ju blesh votën këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit