Dhjetëra njerëz, pa distancë dhe të kapur me njëri tjetrin janë parë në mëngjesin e sotëm në njërin nga marketet e Prishtinës.
Në ditën kur fillon zbatimi i masave të reja anti-Covid19, shumë qytetarë nuk i kanë respektuar ato duke krijuar këto pamje shqetësuese.
Siç mund të shihni, shumë nga ta janë të moshuar, gjë e cila nuk duhej të ndodhte.
Situata të tilla janë alarm për rritjen e numrit të rasteve me Covid19, në një kohë kur e tërë bota po lufton me pandeminë./Indeksonline/