7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Klark: Rusia është në Iuftë me ne, Perëndimin/ “Një komb krimineIësh të pamoraIshëm”

Rekomandime

Sipas një vlerësimi për mesazhet e gjeneralit amerikan Wesley Clark, Putini është duke e mashtruar Perëndimin, dhe se NATO-ja është duke gabuar në vlerësimin e saj ambicieve të Putinit se është, thjesht, ‘neutralizimi i Ukrainës.

Ai këtë e quan gabim, “Putini po paraqitet i dobët, por në fakt ai ka një plan shumë më ambicioz – pushtimin dhe kontrollin e krejt Evropës Juglindore, dhe se ai e ka një avantazh në anën e tij: “Ai është diktator dhe e posedon kohen në anën e tij përderisa Perëndimi i ndërron liderët çdo katër vjet”.

- Advertisement -

Sipas Klarkut Putini po e ndjek një plan afatgjatë për Ukrainën, përveç se ta shkatërrojë atë, dëshiron që ta rikthejë kontrollin në ish-Bashkimin Sovjetik, por më keq akoma don ta shkapërderdhë NATO-n dhe që SHBA-ja ta humb ndikimin në Europë.

“Perëndimi duhet ta trajtojë seriozisht Putinin. Ai nuk është një politikan perëndimor. Ai ka një plan afatgjatë dhe po e ndjek atë: të shkatërrojë Ukrainën, të rimarrë kontrollin e ish-Shteteve Sovjetike dhe të dominojë Evropën Lindore. Thye NATO-n. Të dëbojë SHBA-në. Ai është në Iuftë me ne. Ne jemi armiku kryesor”, shkroi Klark në tviter.

Ndërsa, intelektuali dhe njohësi i shkëlqyeshëm i zhvillimeve në Federatën Ruse, Samuel Ramani, mendon se propozimi për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pavarësisht se do të dërgonte një sinjal të fortë është i pamjaftueshëm, kështu ai propozon një përjashtim tjetër. “Dëbimi i Rusisë nga Interpoli do të kishte një ndikim thelbësor shumë më të madh”, vlerëson Ramani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit